Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference tha se aksioni anti-kotrabandë dje në veri të Kosovës është urdhëruar përkatësisht nga një gjykatës serb dhe nga një prokuror serb.
Kurti u shpreh se shumë prej policëve gjithashtu kanë qenë serb dhe është gabim të nacionalizohet ose politizohet lufta kundër krimit të organizuar.
“Dje në mëngjes ka pasur një operacion policor në katër komuna të ndryshme në Kosovë. Pejë, Prishtinë, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugur, ku kriminel të ndryshëm, shqiptarë dhe serbë kanë bashkëpunuar. Gjykatësi paraprak dhe prokurori që kanë urdhëruar këtë aksion kanë qenë serbë. Shumë policë kanë qenë serbë. Disa policë të lënduar kanë qenë shqiptarë, disa serbë. Është gabim të nacionalizojmë ose politizojmë luftën kundër krimit të organizuar”, tha Kurti.





