Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kosova duhet të ndjekë këshillat e ndërkombëtarëve për të gjetur rrugën e marrëveshjeve me Serbinë.
Duke u ndalur te deklarata e presidentit të Francës Macron për vizat e Kosovës, Rama tha se qeveria e Kosovës duhet të përfitojë nga javët në vijim.
Kreu i qeverisë zbuloi se për këtë çështje qeveria e Kosovës nuk i ka kërkuar mendim, ndërsa tha se vendimi i takon kryeministrit të Kosovës nëse duhet të vijojë me planin Franko-Gjerman apo të vijoj të kundërshtojë ndërkombëtarët.
Sipas Ramës, qeveria e Kosovës duhet bashkëpunojë më shumë me ndërkombëtarët dhe të plotësojë kushtet që ata kërkojnë.
“Shqetësuese është se profile publike dhe profile falso u hodhën kundër tij dhe kundër meje, sikur këtë e bëra unë. U them atyre që ta lexojnë mirë atë që ai tha se foli për disa javë në vijim dhe këto javë duhet të jenë kohë oportuniteti. Angazhimi i tyre dhe arsye pse gjithë ky reagim, që nuk është vetëm i Macron dhe i të gjithëve, negativ ka të bëjë me investimin te Kosova. Përsa kohë i kanë vënë Kosovës në tavolinë një plan që është njohja de facto e Kosovës nga Serbia, nuk e kuptoj këtë absurditet. Ata mendojnë që Kosova duhet të bëjë pjesën e saj dhe t’ua lëj atyre të merren me Serbinë, kjo është e gjitha. Pala më e interesuar për të dalë nga kjo situatë është Kosova. Në rast se do më kërkoje mendim, unë do e bëja… Nuk jam në pritje të kësaj kërkese dhe nuk më vjen keq pasi kjo është sovranitet i deleguar nga populli për kryeministrin e Kosovës. Kosova duhet të bëjë pjesën e vet. Kosova duhet të thotë, 1,2,3,4,5 dhe tani merruni me Serbinë. Lëruani në dorë atyre që u rrinë në kokë Kosovës dhe kjo që unë firmos dhe ai nuk firmos është dëmtuese për Kosovën. Plani Franko-Gjerman është ideale për Kosovën. Nëse ideale është që Serbia të shtrihet dhe të paguaj dëmshpërblimet kjo ekziston në një botë tjetër”,-tha Rama në emisionin Opinion.
Rama tregoi gjithashtu edhe se çfarë i tha Presidenti francez, Emmanuel Macron në lidhje me vizat për Kosovës. Kreu i qeverisë u shpreh se Macron i tha se “nuk do të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë së planit franko-gjerman”.