Kreu i ushtrisë private ruse Wagner, ka thënë se nuk po merr municionet që i nevojiten nga Moska, pasi kërkon të marrë kontrollin e Bakhmutit në Ukrainë.

Shefi i Wanger, Yevgeny Prigozhin është ankuar për mungesë municionesh duke thënë se mund të jetë një ‘burokraci e zakonshme ose një tradhti’.

Kohët e fundit marrëdhëniet midis Moskës dhe forcave Wanger duken më të tensionuara.

Wanger ka dhjetëra trupa në Ukrainë, disa të rekrutuar direkt nga burgjet ruse.

Në një postim të dielën, Prigozhin tha se më 22 shkurt është nënshkruar një marrëveshje për municion për t’u dërguar në Bakhmur, por nuk është dërguar ende.

Ndërsa në një video të postuar fundjavën e kaluar, Prigozhin tha se vija e frontit të Rusisë do të shembet pa trupat e tij.

“Nëse tani Wagner tërhiqet nga Bakhmut, atëherë i gjithë fronti do të rrëzohet. Nga njëra anë, ne po e tërheqim të gjithë ushtrinë ukrainase mbi veten tonë, po shkatërrojmë dhe nuk i japim mundësinë të përqendrohet në sektorë të tjerë të frontit. Nga ana tjetër, ne po ecim përpara dhe pjesa tjetër (një referencë e dukshme për ushtrinë ruse) janë të detyruar të arrijnë disi për të shpëtuar jetët e tyre.”

Muajin e kaluar, Prigozhin u ankua se ministri i Mbrojtjes rus, Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov po ndalonin furnizimet me municione për trupat e tij.

Në videon e së shtunës, ai tha se njerëzit e tij kishin frikë se do të “ngrinin” si ‘koka turku’ nëse Rusia humbte ofensivën e saj në Ukrainë.

“Nëse tërhiqemi, atëherë do të hyjmë përgjithmonë në histori si njerëzit që hodhën hapin kryesor për të humbur luftën. Dhe ky është pikërisht problemi me të njëjtën uri të guaskës”, tha ai.