Teksa banorët e Thumanës kanë çarë kordonin e Policisë dhe kanë bllokuar autostradën, një protestuesi i ka rënë të fikët.

Kjo ka agravuar më tej situatën, ndërsa banorët nuk tërhiqen deri në plotësimimn e kërkesave të tyre.

Ata kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë gjithë natën, dhe po qe nevoja deri në mëngjes.

Të shumtë janë qytetarët, të cilët janë pjesëmarrës në këtë protestë të qetë, ndërsa herën e shkuar Policia përdori gaz lotsjellës dhe bote uji për të shpërndarë banorët.