Mediat e Kosovës raportojnë për tensione në Qendrat e Regjistrimit në Zubin Potok, ku serbët po reagojnë pas vendimit për reciprocitetin e targave.

Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa situata paraqitet e tensionuar. Ndërkaq, serbët kanë paralajmëruar gjithashtu djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.

Më herët Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, ka thënë se pala kosovare dhe serbe duhet të takohen në Bruksel lidhur me çështjen e targave.

Escobar ka thënë se palët nuk duhet të dërgojnë forca speciale aty ku është i pranishëm KFOR-i, dhe të përmbahet nga retorika e dëmshme.