Është tensionuar situata tek KZAZ 30 tek shkolla ‘1 Maji’ në Tiranë, ku komisionerët e forcave politike janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Siç shihet edhe në video e pranishme është edhe Policia e Shtetit. Komisionerët janë rrahur me grushta, madje kanë përdorur edhe karriget për të goditur njëri-tjetrin.