Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me tentativën e Dan Hutrës dhe tre të burgosurve të tjerë nga Burgu i Fierit.

Në një prononcim për mediat ministri ka vlerësuar punën e Drejtorisë së Burgjeve dhe Policisë së Burgjeve që parandaloi arratisjen e 4 të burgosurve. 

Nga Fieri, Balla tha se u veprua në kohë dhe u parandalua një ngjarje e rëndë. 

“Duhet vlerësuar dhe përshëndetur puna e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Policisë së Burgjeve, që i doli para një tentative. Përpjekje të tilla ndodhin shpesh, por fakti që u kap në kohë nga Policia e Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, tregon që është vepruar në kohë dhe është parandaluar një ngjarje e rëndë. Ky është komenti im”, tha Balla./