22 qershor 2015 – Pas tentativës për të rrëmbyer dy kuti votimi në fshatin Gjuras të Bulqizës, kreu i Komisionit dhe sekretari i QV 1067 janë arrestuar nga policia e këtij qyteti.
Gjithashtu, është ndaluar edhe polici i qendrës së votimit.
Ishte kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i cili denoncoi mbrëmjen e kaluar se në lokalitetin e Gjurasit, militantë të LSI-së kanë rrëmbyer kutinë e votimit.
“Kutia e votimit po transportohej me furgon, por militantët e LSI-së i kanë dalë para furgonit, kanë marrë kutinë dhe e kanë futur në një fuoristradë të tyre. Por, militantët e PD-së e kanë ndaluar fuoristradën”, deklaroi Paloka.
Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, këtë ngjarje e cilësoi si farsë banale.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/