KORCE, 27 shkurt 2013– Një shtetas është qëlluar me armë zjarri në korridorin e pallatit ku banon në lagjen nr.4 në qytetin e Korcës ndërsa dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë tentativa për ta grabitur.

Ngjarja ka ndodhur në datën 26.02.2013 ora 07.30, kur policia tha se filloi procedimin per veprat penale “Vjedhja me arme, mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 140 – 22 dhe 278/2 te K. Penal.

Hetimi filloi sepse ne oren 07.30, te po kesaj date, ka bere kallzim shtetasi E.M banues ne lagjen 4 Korce, i cili deklaron se duke zbritur shkallet e pallatiit ku jeton, ka pare nje person me maske e arme dhe ne momentin qe ai ka qelluar ne drejtim te  mureve, eshte futur brenda ne banese, duke shmangur demtimin dhe grabitjen.

Nga vendi i ngjarjes u moren ne cilesine e proves materiale: Tre gezhoja  model 56 kalibri 7.62 mm, nje predhe fisheku arme zjarri dhe nje fishek arme zjarri mod.56.

Policia tha se po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit.