2 dhjetor 2014 – Në një deklaratë për shtyp, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë raporton se “është tejet i tronditur nga akti kriminal i mbetur në tentativë, i cili rrezikoi jetën e anetarit te organizates sonë si dhe te njerit prej gazetareve më aktive ne gazetarinë investiguese ne vend, gazetarit Artur Çani, drejtues i emisionit më të ri investigativ "Kaktus" në TV News 24.

Krimi, arma e të cilit mbeti për fat pa u shkrehur, me maskë dhe në orët e mbrëmjes së errët, tentoi të ekzekutonte një gazetar shqiptar.Eshtë rasti i parë i një ngjarjeje të tillë që lë dyshime për një tentative për vrasje të organizuar gazetari.Ky rast i paprecedent në jetën dhe realitetin e gazetarisë shqiptare, shpreh përballjen e gazetarëve investigues shqiptare me rreziqe te skajshme.Gazetaria shqiptare po dëshmohet kurajoze dhe në përballje me sfidat dhe rreziqet që ofron realiteti i një politike agresive dhe krimi që shfaqet herë pas here, përmes goditjeve apo kërcënimeve serioze.Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon me këmbëngulje hetimin e thellë të ngjarjes dhe investimin e të gjitha mundësive dhe kapaciteteve profesionale për zbardhjen e autorëve dhe motiveve të këtij atentati të mbetur në tentativë”.





