Një tentativë për vrasje ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar.
Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin J.B, vjeç 29, banues në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme më 23 janar, në lagjen nr.17, ku i plagosur ka mbetur shtetasi A.Gj., vjeç 27, banues po ashtu në Durrës.
Aktualisht raportohet se ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që ka nisur puna për kapjen e autorit, policia po heton për zbardhjen e krimit.





