Disa persona të paidentifikuar tentuan të grabisnin një bankomat në bulevardin “Blu” në Kamëz.
Autorët tentuan të hapnin bankomatin por u larguan pa marrë gjë për shkak të alarmit të bankës.
Në vendngjarje shkoi policia pasi u sinjalizua përmes sistemit të alarmit.
Të dyshuarit ishin larguan, ndërsa hetuesit po kqyrin kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje.





