Një tentativë grabitje ka ndodhur pasditn e sotme në një pikë lloto-sporti në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-fabrikës së ullirit në qytetin bregdetar.
Policia u njoftua për tentativën e grabitjes nga banorë të lagjes.
Nuk dihet nëse tre të shoqëruarit janë autorët e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.





