Tentohet të vidhet një bankomat në qendër të Shijakut. Autori është një minoren i moshës 17 vjeç, shtetasi D.K., banues po në Shijak.
Policia bën me dije se rreth orës 03:00 të mëngjesit të 1 shtatorit, në qendër të qytetit, ai ka dëmtuar pjesën e poshtme të llamarinës së bankomatit të një banke të nivelit të dytë.
Tentativa ka shkuar dëm, pasi ai nuk ka arritur të vjedhë gjë.
Ndaj tij, janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





