Këtë të enjte, është tentuar të vidhet një bankomat në Shijak.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, bankomati ka qenë i vendosur jashtë ambienteve të një banke të nivelit të dytë.

Nuk jepen më tepër detaje rreth ngjarjes, se sa persona kanë marrë pjesë në tentativën e vjedhjes dhe në ç’mënyrë u përpoqën për të realizuar veprën.

Policia thotë se ka nisur puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.