Tentohet të vidhet një parukeri në Durrës, dhe autori është një djalë vetëm 14 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9 ditën e diel, ndërsa i mituri është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Policia njofton se “Më datë 14.05.2017, në lagjen nr. 9,dyshohet se shtetasi M. P., vjeç 14, banues në Shënavlash, ka tentuar të vjedhë parukerinë e shtetases Dh.H., vjeç 48, banuese në Durrës. Punohet për kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal”.