Një tjetër pikë e këmbimit valutor është tentuar të vidhet.
Pas ngjarjes tragjike të një dite më parë në Fier, ku pas grabitjes së një exchange pronari i saj mbeti i plagosur, ndërsa 54-vjeçari Agur Vrenozi që tentoi t'i vinte në ndihmë humbi jetën mëngjesin e sotëm për shkak të plagëve të marra, hajdutët kanë tentuar të vjedhin një pikë këmbimi valutor në Fushë-Krujë.
Policia e Durrësit, në informacionin paraprak që jep lidhur me ngjarjen, nënvizon se ditën e sotme, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin pikën e këmbimit valutor në pronësi të shtetasit L.Ç., duke dëmtuar qepenat.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kujtojmë se po një ditë më parë në Delvinë, persona të maskuar, pasi lidhën një kambist dhe vajzën e tij brenda në shtëpi, u grabitën 22 milion lekë të vjetra dhe 3000 euro.





