SHBA, 25 gusht 2014 – Një person ka tentuar të vrasë këngëtarin Chris Brown, por i plagosur ka mbetur një producent i muzikës Hip-Hop.

Ngjarja ka ndodhur në klubin 10AK në Los Angeles kur Brown po organizonte një festë para Video Music Awards të MTV.

Një person qëlloi me armë për në drejtim të ish të dashurit të Rihannës, por u plagos producenti i njohur, Suge Knight.

I plagosuri u dërgua në spital dhe sipas mediave amerikane ka marrë dy plagë. I plagosur ka mbetur dhe një person tjetër që i ishte bashkuar festës.

Një dëshmitar tha se ka dëgjuar katër krisma. Policia ka arrestuar autorin e krimit, ndërsa nuk ka bërë ende publik motivin e këtij krimi. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/