Policia e Kosovës ka dhënë detaje për atentatin e dyshuar ndaj drejtorit komunal në Leposaviç, Marko Jaballanoviç.
Në raport thuhet se denoncuesi ka raportuar që një person i maskuar i kishte drejtuar armën.
“VRASJE NË TENTATIVË- Leposaviq 05.05.2024-00:01. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante.
Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.