Vlorë, 1 shtator 2014 –  Pak ditë pas ekzekutimit përmes një atentati të stilit mafioz të biznesmenit vlonjat Isuf Brahimaj, në qytetin bregdetar është tentuar të ekzekutohet një tjetër biznesmen ndërtimi.

Bëhet fjalë për Arben Velikon, 48 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri dy herë, në këmbë dhe bark në zonën e Skelës.

Veliko është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ky eshte atentati i dyte qe ndermerret ndaj 48 vjeçarit, pasi 4 vite me pare, ai dhe vellai i tij jane vene ne shenjester te atentatoreve qe u vendosen tritol ne automjet. Fatmiresisht atentati i vitit 2010 nuk shkaktoi viktima.

Ende nuk dihen rrethanat dhe autorët e krimit. Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/