Mbi të gjitha, përpara se futbollistë, njerëz humanë. Mbetet një tematikë që në Gjermani është gjithmonë shumë delikate. Ajo relative me depresionin. Sëmundja më e trishtueshme, një nga më dinaket. Sepse është e vështirë për tu përballur, e vështirë për tu pranuar. Robert Enke, që do të kishte qenë titullar në Kamionatin Botëror 2010, u vetëvra në nëntor të vitit 2009, pas disa vitesh vuajtje.

Në vitin 2014 u vetsakrifikua edhe Andrea Biermann, ish-futbollist i St. Pauli. Në mes, është edhe tentativa për vetëvrasje e arbitrit Babak Rafati, që para një ndeshje mes FC Koln dhe Mainz u gjet në vaskën e dushit të hotelit, me damarë të prerë. Ai ja doli, pasi arriti të shpëtojë dhe sot asiston mendërisht tre profesionistë.

“Klubet kanë të gjitha nga një psikolog në borderotë e tyre, por futbollistët nuk i tregojnë problemet e tyre atyre që paguhen nga klubi”, sqaron për “Blick”.

Edhe ai vetë ka patur një ndihmë të veçantë. Bastian Schweinsteiger, që në atë kohë luante me Bayern Mynich i shkroi një letër, pak fjalë që mjaftuan për t’i dhënë forcë. Ishte 19 nëntori i vitit 2011. Rafati ishte në Koln për të arbitruar ndeshjen e Bundesligës mes FC Koln dhe Mainz.

Sikurse tregon, atë natë hasi vështirësi për të fjetur. Shumë kritika, shumë stress. Vëzhguesit e arbitrave ishin të rreptë ndaj tij, profesionistët e kishin votuar katër herë si arbitrin më të keq në kampionat. Në orën 5 të mëngjesit la hotelin për tu drejtuar për në shtëpi, por për shkak të frikës së reagimit të shefave të Federatës Gjermane të Futbollit DFB, u kthye pas. Depresioni kishte mbetur aty, duke e pritur në atë dhomë të hotelit. Kërkoi të gjejë mënyrën më të mirë për tu vetëvrarë. Mendoi të hidhej nga dritarja, por vendosi të presë damarët.

“Më shpëtuan, por kur u zgjova në spital mendova se herën tjetër duhet të mendoja dhe programoja gjithçka shumë mirë. Më vinte turp. Mendoja se bashkëshortja ime do të më linte, i druhesha komenteve të rastit, apo edhe të gazetave”, tregon Rafati. I marrë në pyetje dhe hetim nga policia për të konfirmuar vetëvrasjen e mbetur në tentativë dhe për të përjashtuar përfshirjen e personave të tjerë, një agjent ishte në mënyrë të jashtëzakonshme brutal.

“Më tha se nuk duhej t’i lija të prisnin, pasi kisha bërë të prisnin dhe të vonoheshin plot 50 mijë tifozë në stadium. Por unë isha i sëmurë, isha i turpëruar. Tentova sërish vetëvrasjen, menjëherë sapo dola nga komisariati duke u hedhur nga makina në ecje”, vijoi ish-arbitri. Në një moment kaq të vështirë dhe depresiv, ishte e shoqja që e ndihmoi.

“Nuk më linte kurrë vetëm”, tregon Rafati. I dha forcë, por edhe letra e Schweinsteiger.

“Nuk ishte një lajkë, sepse e dinte për fakt që nuk do të kisha arbitruar më kurrë një ndeshje të tij. Gjithsesi më shkruajti që në jetë rrëzohesh shpesh, por e rëndësishme është të ringrihesh një herë më shumë. Ishte një gjest jashtëzakonisht njerëzor. Nga DFB përkundrazi nuk ma kontaktoi kurrë askush. Më thanë se për mua dyert ishin gjithmonë të hapura, por çfarë duhej të bëja, t’i kontaktoja? Është njëlloj sikur një femër e përdhunuar të kontaktonte përdhunuesin e saj për t’i kërkuar ndihmë. Hapi i parë duhej të mbërrinte prej tyre, nëse duan të tregojnë pendim…”, vijon ish-arbitri i Bundesligës.

Sot Babak ndihmon tre profesionistë, emrat e të cilëve ai nuk i zbulon. Ai e di që kjo sëmundje ka kriza të papritura, të vështira për t’i shtyrë.

“Atë ditë nuk e dija se doja të vdisja. Isha i rraskapitur, pyesja veten pse vëzhguesit e arbitrave ishin aq të rreptë me mua. Gjithçka tjetër ishte instiktive…”, përfundoi Rafati, falë edhe të cilit tema e depresionit në Gjermani është shumë e diskutuar. Burra përpara se futbollistë. Nuk duhet harruar kurrë.