Policia spanjolle ka arrestuar një kamariere në një lokal, pasi ajo dyshohet se i ka prerë organin gjenital shefit të saj, duke pretenduar se ai ka dashur që ta dhunojë seksualisht.
Gruaja u tha policëve se po përpiqej t’i rezistonte një sulmi seksual në lokalin, që ndodhet në qytezën Sant Andreu de la Barca, afër Barcelonës, raporton Daily Mail.
Ajo e kontaktoi policinë për të denoncuar sulmin e saj, ndërsa burri u dërgua në spital për një operacion emergjent.
Hetuesit policorë i kanë nisur hetimet rreth pretendimeve të gruas se ajo ka reaguar për vetëmbrojtje dhe nuk e kanë përjashtuar mundësinë që pronari i kafenesë të arrestohet sapo t’i përmirësohet gjendja shëndetësore.
Disa burime të policisë kanë thënë se gruaja ka raportuar se është ngacmuar për muaj të tërë dhe në disa raste është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me shefin para se ta sulmonte me thikë.





