Një ngjarje e rëndë është raportuar në Varese të Italisë, ku një mjek ka tentuar të abuzojë seksualisht me një paciente.
Autoritetet kanë vënë në pranga një mjek të përgjithshëm 43-vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht me një paciente shtatzënë.
Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, kur pacientja shtatzënë i ishte drejtuar mjekut për të kërkuar vërtetimin për lejen disamujore.
Gruaja kishte shkuar në zyrën e mjekut, së bashku me vajzën e mitur të partnerit të saj, por në vend që ta ekzaminonte, ai e ka ngacmuar seksualisht.
Pasi i ka shpëtuar sulmit, gruaja ka denoncuar ngjarjen në polici.
Hetuesit kanë gjetur në kompjuterin e mjekut një dosje ku, përveç një fotografie të pacientes kishte edhe 2800 imazhe të tjera.