Tentativa e një të burgosuri për t'u arratisur ka shkuar jo sipas pritshmërive të tij.

Blaze Ayers po dërgohej në qelinë e tij në një burg në Qarkun Jackson në Indiana, kur u largua me vrap nga oficierët dhe u mbyll në një dhomë mjekësore.

Në kohën kur policët hynë në dhomë, 28-vjeçari kishte hyrë në tavan dhe tentoi të largohej nga aty.

Por përpjekjet e tij për t'u arratisur dështuan, pasi tavani ku po ecte u shemb dhe ai ra para 3 policëve që e prisnin me armë.