Lihet në burg nga gjykata e Fierit 37-vjeçari Mikel Postolli, nga fshati Agim i Libofshësi cili më 25 prill tentoi të digjte kutitë e votimit

Gjatë senacës gjyqësore, 37-vjeçari ka kërcënuar trupën gjykuese duke u thënë se do t’i rrëmbejë djalli ndërsa efektivët që e shoqëronin i quajti organizatë mafioze. Nisur nga këto deklarata, gjyqtarja kërkoi që ai të shtrohet në spitalin psikiatrik ku do t’i bëhet diagnoza.

Ditën e zgjedhjeve 37-vjeçari me shishe molotovi në dorë ka bërë thirrje në afërsi të qendrës së votimit për të djegur kutitë e votimit. Më pas ai e hodhi molotovin në oborrin e jashtëm të kishës Agim, e cila ka shpërthyer dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Pas ngjarjes ai u arrestuar menjëherë nga policia dhe në cilësinë e provës materiale i sekuestroi edhe tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë.