Një 29-vjeçar është nën hetim pasi tentoi të fuste 15 mijë euro ilegalisht në vendin tonë.

Policia Kufitare në Morinë ka ushtruar kontroll më të imtësishëm në automjetin që drejtonte Xh. Ç., ku gjetën 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 29-vjeçari, banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Sipas policisë, zbulimi i parave erdhi si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare dhe falë informacioneve të shkëmbyera me Policinë spanjolle dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës.