Një nënë është arrestuar në flagrancë, pasi bashkë me ushqimet tentoi të fuste në burg edhe 4 aparate celularë për djalin e saj që vuan dënimin.
Në pranga përfundoi 51-vjeçarja Olimbi H., banuese në Fier. Arrestimi i saj u bë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.
51-vjeçarja do të dalë para gjykatës për t’u përballur me akuzat “Futja ose mbajta e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimit me burgim” e mbetur në tentativë.





