Një polic është arrestuar në Korçë pasi ka tentuar të fusë drogë në burgun e Drenovës.

Bëhet fjalë për efektivin Nevis Ibrahimi, të cilit iu gjet lënda narkotike.

Po ashtu mësohet se gardian i burgut e kishte fshehur drogën në trup dhe iu gjet pas kontrollit te policise.

Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet ndërsa punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës.