Një qytetar është arrestuar pasi ka tentuar të fusë  lëndë narkotike me ushqime brenda në burgun e Vlorës.

Ngjarja është shënuar një ditë para Vitit të Ri.

“Shërbimi Kombëtar Kontrollit të Burg,eve arrestoi në flagrancë shtetasin F.C, më datë 30.12.2023, pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike cannabis sattiva dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”, informoi sot drejtoria e Burgjeve.

Ndaj tij rëndon akuza “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” parashikuar nga nenet 283 dhe 324/a i K. Penal.