Një 49-vjeçar u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës pasi tentoi të fuste në Shqipëri 500 l naftë të dyshuar të kontrabanduar.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijë të dytë, për kontrolle të detajuara, kamioni me drejtues shtetasin R. G.
Në këtë mjet, u gjetën bidonë plastikë të mbushur me 500 litra naftë të pashoqëruar me faturë blerjeje.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. G., 49 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bidonët me naftë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.