Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie i rolit bazë në grupin e sigurisë dhe shoqërimit në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (IEVP) Vlorë.

Arrestimi i Hysni Nimet Mustafarait, është bërë pasi më datë 02.03.2018 gjatë kontrollit fizik të ushtruar nëpërmjet skanerit, përpara marrjes së shërbimit, iu gjet një pajisje metalike e kromuar, në të cilën ndodhen të integruara një pincë me gjatësi rreth 6 cm e përbërë dhe një mini kaçavidë, tip kryq, me gjatësi 3.5 cm.

Gardiani akuzohet për "Futje ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim", parashikuar nga neni 324/a, i Kodit Penal, i ndryshuar.

Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.