Një 21-vjeçar është proceduar penalisht, pasi akuzohet se ka goditur dje me vezë kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O.G. 21 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin policia thotë se po punohet për shoqërimin e tij.

Incidenti ndodhi dje para dëgjesës së kreut të bashkisë së Tiranës me artistët për Teatrin, ku një grup të rinjsh nga FRPD kanë qëlluar me vezë kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë se po prish teatrin për të lejuar aty ngritjen e kullave.