Policia e Durrësit ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi ka tentuar të kalojë kufirin nga porti me dokumente të falsifikuara.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin R. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





