Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokumente false, arrestohet në flagrancë 1 person nga Kosova.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin:
A. D., 62 vjeç, banues në Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





