Tentoi të kalojë kufirin përmes portit të Durrësit me letra false, arrestohet një 21-vjeçar nga Tirana.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin A. N., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ai u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me leje qëndrimi greke, të falsifikuar.





