Sekuestrohen mbi 33 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni u zhvillua nga policia greke sot në orët e para në zonën e Kosturit. Është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër, me drejtues shtetas shqiptar 59 vjeç.

Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 30 pako me 33 kg 200 gram marijuanë, 1 celular dhe 1 kartë SIM.