Një 62-vjeçar nga Erseka ka humbur sot kontaktet me familjarët e tij, pasi i kishte njoftuar se do të kthehej në Shqipëri nga Greqia duke kaluar në malin e Gramozit.

Raportohet se 62-vjeçari ishte punëtor sezonal në Greqi, ndërsa familjarët e tij janë alarmuar edhe pas kushteve të këqija atmosferike që kanë pushtuar zonën përreth.

Sakaq, raportohet se policia ka nisur punën për gjetjen e 62-vjeçarit, ndërsa janë vendosur kontaktet edhe me autoritetet greke për nisjen e kërkimeve.