Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi tentoi të dilte nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike të fshehur në automjet.

Sakaq është proceduar në gjendje të lirë një 21-vjeçar, banues në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 22 vjeç, banues në Kosovë dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin këta dy shtetas, në dalje të RSh-së, në pkk Muriqan, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.