Policia ka arrestuar një 36-vjeçar nga Turqia, pasi është kapur në portin e Durrësit duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin B. B., 36 vjeç, banues në Turqi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.