Një 25-vjeçar me iniciale A.Z. është arrestuar pasi ka tentuar që të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore përmes rryshfetit. Drejtuesi i mjetit akuzohet për “korrupsion aktiv” të punonjësve të policisë e mbetur në tentativë.

Policia njofton se lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

Njoftimi i policisë:

Sot në datë 03.04.2024  është arrestuar një drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasi me iniciale, A.Z 25 vjeç.

I kapur në shkelje ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit rryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.