Një avokat ka rënë në prangat e policisë teksa tentoi të korruptonte një gjyqtar. Mësohet se avokati i arrestuar është shtetasi, Sokol Gjini, ndaj të cilit rëndon akuza e “korrupsionit aktiv të gjyqtarit”.

Së bashku me avokatin me të njëjtën akuzë është arrestuar edhe Eriger Bushi, lindur e banues në Laç, ndërsa është vendosur detyrim paraqitjeje për shtetasin Llesh Bushi.

Policia njofton se të arrestuarit kanë kryer veprime me qellimin korruptimin e gjyqtarëve për të mundesuar ndryshimin e masës së sigurimit për shtetasin Eriger Bushi.