Vihen në pranga një 38-vjeçar në Durrës, pasi tentoi të korruptonte policët me 100 euro, që të mos iu bënin testin e alkoolit.
Në pranga ra shtetasi B.H. , banues në Manzë.
Policia njofton: “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin që drejtonte automjetin në fshatin Shkafane, B. H., 38 vjeç, banues në Manzë, pasi ka tentuar t’iu japë punonjësve të Policisë, 100 euro, që ata të mos i kryenin testin e alkoolit.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





