Policia ka arrestuar një 56-vjeçari, i cili akuzohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy të mitura.
Në pranga ka rënë 56-vjeçari me iniciale N. Zh., banues në Korçë. Ndërsa ende nuk dihen detaje mbi rrethanat e ngjarjes.
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura”, njoftoi policia.