Policia ka arrestuar një një persona pasi është kapur duket kultivuar bimë narkotike.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Arif Malka, banues në fshatin Izvor në Memaliaj, pasi ka tentuar të kultivojë kanabis në bahçen e banesës.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj.
Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi ky shtetas në bahçen e banesës ka tentuar të kultivojë bimë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.





