Policia ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale A. S., 45-vjeç, banues në fshatin Arrameras në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, efektivët kanë gjetur të kultivuar disa fidanë kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Durrës

Krujë/Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Arrameras, Fushë Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 45 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me prodhime bujqësore, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa.