Policia e Përmetit  ka arrestuar një 38-vjeçar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. 

Mësohet se shtetasi Maringlen Shabani u arrestua pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Përmet

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të  kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike,  kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër  arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në fshatin Senican, Këlcyrë, ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.