Policia ka vendosur në pranga një 42-vjeçar malazez në Rinas pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportë false.
Gjithashtu gjatë kontrollit, 42-vjeçarit me iniciale I. V., iu është gjetur 1 kartë identiteti si edhe 1 leje drejtimi me gjenealitetet e një shtetasi italian.
“Në vijim të verifikimeve në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar se shtetasi malazez I. V., në dalje të Shqipërisë, kishte paraqitur në sportel, një pasaportë të dyshuar të falsifikuar. Gjatë kontrolleve dhe veprimeve të tjera procedurale, këtij shtetasi iu gjetën dhe 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi me gjenealitetet e një shtetasi tjetër, italian”, njoftoi policia.
Të treja dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa malazezi u arrestua në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.