Arrestohet një 58-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ka tentuar të përdhunojë një të moshuar.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga Fotaq Gorin, i cili më 18 tetor të 2015-s ka tentuar të përdhunojë një 70-vjeçare. Ai është futur në mesnatë në banesën e shtetases L.S.,në Zvërnec, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.