Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat gruan, e cila pak ditë më parë u fut në market mori një fëmijë në krah dhe më pas u largua.
Incidenti u vu re nga punonjësit e marketit, të cilët ndërhynë në kohë dhe arritën ta ndalonin gruan para se të largohej plotësisht.
Policia bën me dije se është shoqëruar shtetësja R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë.