Një tentativë rrëmbimi është raportuar mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën “Arben Hajdaraj – Shaptej” në Deçan.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, ankuesi dhe një dëshmitar kanë njoftuar se një person i panjohur ka rrëmbyer me veturë një të mitur me të meta mendore, e cila ndodhej në rrugë pranë shtëpisë së saj.
Pas rrëmbimit, ankuesi dhe dëshmitari i janë vënë pas veturës, kanë arritur ta ndalin atë dhe ta nxjerrin viktimën, të cilën më pas e kanë kthyer në shtëpi.
I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur, ndërsa rreth 3 kilometra nga vendi i ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku sipas raportit të mjekut nuk ka pasur lëndime fizike, por ka shfaqur shenja shqetësimi emocional.





